26 Prill 2024

Çitaku: Kosova do ta këtë përkrahjen e Bashkimit Europian

Prishtinë, 1 mars - Në vazhdën e takimeve të sotme me ambasadorët e akredituar në Kosovë, Ministrja Çitaku tha se për ecurinë sa me te suskeshme drejt integrimit Qeveria ka ndërmarrë reforma të thella politike, ekonomike e shoqërore.

Ne këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, shoqëria civile, mediet dhe e gjithë shoqëria, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë sa me e i rrjedhshëm.

Integrimi sipas saj është punë e vazhdueshme e të gjithëve për qytetaret e Kosovës dhe perspektiven e vendit tonë. 

Zhvillimet aktuale kanë për fokus të veçante liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.

Ministrja Çitaku në takime të ndara priti Ambasadorin Holandez, Robert Bosch, të ngarkuarën me punë në zyrën Angleze, Anna Jackson, shefen e zyrës Suedeze, Ingrid Johansson.

Ministrja Çitaku tha se nga takimet që ka realizuar deri me tani është siguruar se gëzon mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha sferat, në procesin e saj drejt perspektives integrimit të Kosovës në familjen Europiane.

Gjithashtu Kosova sipas saj do ta këtë përkrahjen e Bashkimit Europian në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe zhvillimin  dhe forcimin e institucioneve shtetërore.

\"Kosova do te realizoj te gjitha reformat e nevojshme ne mënyrë qe procesi i integrimit Europian të Republikës së Kosovës të jetë një storie e suksesit\", ka thënë ajo në fund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)