25 Prill 2024

Çekia mbështet proceset integruese të Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar të premten një letër urimi nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Në këtë letër, e cila është dorëzuar nga Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Jiri Dolezel, shefi i diplomacisë çeke ka shprehur urimet e tij për emërimin e Ministrit Enver Hoxhaj në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e tij për të bashkëpunuar në zhvillimin e mëtejshëm të raporteve të shkëlqyeshme në mes të dy shteteve.

“Dëshiroj të ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit tim për Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në letrën e shefit të diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg.

Ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, po ashtu ka shprehur dëshirën që të takohet së shpejti me homologun kosovar, Enver Hoxhaj.

Ndërsa,  Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë takimit me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Jiri Dolezel, ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm me Çekinë, e veçanërisht intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike. 

“Dëshirojmë të intensifikojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat, forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive, dy parlamenteve por mbi të gjitha mes qytetarëve të dy shteteve tona”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Kurse, Ambasadori Jiri Dolozel ka shprehur mbështetjen e Republikës çeke për shtetin e  Kosovës në të gjitha aspekte, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë,  por edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit çek, planifikojnë të vizitojnë Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)