23 Prill 2024

Çdo të enjte kryetari i Rahovecit do të takohet me qytetarët e komunës

Prishtinë, 24 janar - Komuna e Rahovecit ka njoftuar të gjithë qytetarët se Kryetari i Komunës, Smajl Latifi do të vazhdoj të mbajë takimet e hapura me qytetarë.

"Duke filluar që nga java e ardhshme, takimet me qytetarë do të realizohen ditën e  enjte, duke filluar nga ora 13:00 – 15:00", ka njoftuar Komuna.

Këto Takime do të  mbahen në zyrën e Kryetarit, ku të gjithë të qytetarët kanë mundësi që të informohen drejtpërdrejtë nga kryetari i kësaj komune, për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes.

"Për shkak të gjendjes së krijuar në vazhdimësi nga pandemia, jemi të obliguar që t’i respektojmë të gjitha masat në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtr të Shëndetit Publik", ka deklaruar komuna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)