01 Gusht 2021

Cameron uron Thaçin për rizgjedhjen si kryeministër

Prishtinë, 23 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një telegram urimi nga homologu i tij, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.
 
Në telegramin e urimit, kryeministri Cameron pasi uron kryeministrin Thaçi për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës  thekson:

“E ardhmja e Kosovës qëndron në integrimin Evropian dhe në NATO. Shpreh gatishmërinë time që të thellojmë bashkëpunimin mes dy qeverive tona, duke punuar ngushtë në reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e këtij qëllimi”.

Në telegramin e urimit, kryeministri Cameron po ashtu shpreh rëndësinë e fillimit të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e vlerëson si një moment të rëndësishëm për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)