24 Prill 2024

Byrokracia e ambasadave europiane me vizat, ngulfatë zhvillimin e Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se derisa në Kosovë agjenda politike është duke dominuar dhe këto debatet nuk kanë të ndalur është duke pësuar ekonomia kosovare në dimenzione të shumëta.

Ajo çka sipas tij e karakterizon Kosovën është getizimi i saj në mungesë të liberalizimit,  që për fat të keq denohen qytetarët dhe bizneset për mëkatet dhe dështimet e politikës.

Gërxhaliu konsideron se Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë vendi më i izoluar, jo vetëm në Europë por edhe në botë dhe dëmet që janë duke i pësuar qytetarët dhe bizneset janë të shumëfishta, por një getizim i tillë do të reflektohet edhe në të ardhmen sepse po ngulfatet përspektiva e Kosovës.

"Si duket Europa është në sfida dhe probleme interne dhe në këtë drejtim për penalizimin e Kosovës nuk jep llogari askush. Kosovës i kërkohet të jetë pjesë e inciativave rajonale por lëvizjen e ka të cenuar me Serbin dhe Boznjen dhe Hercegovinën, si dhe me vendet e tjera europiane."

"Termi liberalizim është dëshirë dhe vullnet i pa realizuar i qytetarëve të Kosovës edhe përkundër faktit që raportet e Bashkimit Europian janë që Kosova i ka plotësuar kriteret teknike. Si mund të jetë Kosova akter i barabartë në inciativa rajonale dhe ti përshpejtojë integrimet europiane në qoftëse lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallërave, kapitalit dhe shërbimeve e ka të kufizuar dhe pothujse të pamundur", thekson Gërxhaliu.

Situatën rreth mungesës së liberalizimit të vizave dhe rreth pajisjes me viza të qytetarëve dhe bizneseve sipas tij po e ngulfatë edhe më shumë byrokracia e disa ambasadave të vendeve europiane të cilat ndaj kosovarëve kanë agresivitet dhe byrokraci të veçantë.

Ai thekson se sot për tu pajisur me vizë duhet të humbësh kohë, para, të kompletosh dokumente të panevojshme byrokratike dhe nëse nuk ta refuzojnë dhe e merr një vizë,  ajo do të jetë një javore dhe me një hyrje në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo siç thotë ai është nënqmimi më i madh që i bëhet bizneseve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

"Është koha kur institucionet vendore dhe ndërkombëtare të bëjnë më tepër në eliminimin e kësaj dukurie byrokratike dhe negative me të cilën po përballen qytetarët dhe bizneset kosovare dhe të mundësohet një përshpejtim i këtyre procedurave në interes të zhvillimit ekonomik dhe përspektivës europiane për kosovarët."

"Është për t’u shqetësuar heshtja e institucioneve vendore përballë kësaj dukurie negative, me të cilën po ballafaqohen në vazhdimësi qytetarët dhe bizneset. Por edhe më tepër të habit fakti i kënaqësisë së byrokratëve të punësuar në ambasadat e vendeve ndërkombëtare me këto sjellje nënçmuese ndaj kosovarëve."

"Është utopike të mendohet zhvillimi i qëndrueshmëm ekonomik për Kosovën, edukim i mirëfillt, shëndetësi në interes të qytetarëve, integrim në BE, transfer të teknologjisë dhe sistemit now-know, inovacione dhe globalizim me këtë qasje getizuese me të cilën përballet Kosova në aspekt rajonal dhe europian", ka thënë në fund Gërxhaliu.

Këto dukuri negativa duhet të analizohen edhe në aspekt psikologjik dhe të bësh pyetjen “Si është të jesh kosovar në familjen europiane?”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)