26 Prill 2024

Bullgaria përkrah Kosovën

Prishtinë, 17 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ministrin e Bujqësisë të Republikës së Bullgarisë, Miroslav Naydenov.

Temë bosht e takimit ishte bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë dhe gatishmëria për thellimin e këtij bashkëpunimi në fushën e Bujqësisë.

Kryeministri Thaçi fillimisht ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë proceseve demokratike në Republikën e Kosovës dhe ka shtuar se bashkëpunimi i mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë do të vazhdojë të thellohet në të gjitha fushat.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mesin e prioriteve kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, theks të veçantë i ka dhënë sektorit të Bujqësisë. Në këtë kuadër, bashkëpunimi i Kosovës me Bullgarinë është i mirëpritur nga institucionet e Republikës së Kosovës. Përvoja bullgare në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet tona, në fuksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë në vendin tonë, - ka theksuar kryeministri Thaçi në takim.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë i Republikës së Bullgarisë, Miroslav Naydenov pasi ka shprehur falëmnderimet e tij për pritjen e përzemërt, i ka shprehur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gatishmërinë e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Bullgarisë për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në sektorët e zhvillimit ekonomik, me theks të veçantë në sektorin e bujqësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)