01 Gusht 2021

Buhler i gatishëm për bashkëpunim me Presidentin

Prishtinë, 1 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.

Në takimin e tij të parë me Presidentin Pacolli në detyrën e re, gjenerali Buhler e uroi atë dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Presidentin dhe institucionet e vendit tonë.

Presidenti Behgjet Pacolli, duke falënderuar për urimet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, duke çmuar lart kontributin që forcat e KFOR-it kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Me theks të veçantë, Presidenti Pacolli theksoi kontributin e madh të KFOR-it për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai gjithashtu theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe i shërbimit profesional, ndërsa KFOR-i, përveç detyrave në planin e sigurisë, ka kryer një punë shumë të madhe në planin humanitar, duke u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Për këtë, shtoi Presidenti Pacolli, pjesëtarët e KFOR-it gëzojnë respektin më të madh të qytetarëve të Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)