20 Prill 2024

Brukseli ka konsensus të plotë për perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 5 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në konferencën për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, ka deklaruar se agjenda evropiane për Republikën e Kosovës gjithnjë e më tepër po bëhet më e qartë, në veçanti sa i përket liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.

"E ardhmja e shtetit të Kosovës është e ardhme evropiane, është e vetmja rrugë - theksoi mes tjeash kryeministri Thaçi.
 
Vizita në Bruksel, posaçërisht takimi me baroneshën Ashton sipas tij ka qenë i një rëndësie të veçantë, sepse agjenda evropiane për Republikën e Kosovës gjithnjë e më tepër po bëhet më e qartë, në veçanti sa i përket liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.
 
Në Bruksel tashmë sipas tij ka konsensus të plotë për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës dhe të rajonit, por në veçanti flas tani për Kosovën.

"Ajo çka është më rëndësi është se edhe në Kosovë ka konsensus për të punuar për perspektivë evropiane, për të punuar bashkërisht i gjithë spektri politik, pra një konsensus ndërpartiak dhe gjithetnik."
  
Thaçi ka thënëse deri më 1 shtator do të punojmë maksimalisht, që edhe Parlamenti i Kosovës t’i aprovojë rreth 40 projektligje, të cilat i ka dërguar Qeveria e Kosovës, në mënyrë që t’i plotësojmë, por në të njëjtën kohë edhe aprovojmë edhe shumë projektligje që i kemi dërguar dhe që ndërlidhen drejtpërdrejt edhe me procesin e suksesit në raportin e progresit.
 
"Tani presim një proces shumë më dinamik të procesit të anëtarësimit të Kosovës në EBRD. tani më veq i kemi siguruar 42 vota të mjaftueshme. Me një letër i jam drejtuar edhe z. Oli Rehn, që kjo çështje të procedohet sa më shpejt që është e mundur."
 
Edhe në këtë drejtim është një mbështetje evropiane e theksuar dhe, është një inkurajim edhe nga baronesha Ashton se kjo çështje do të përshpejtohet së proceduari dhe të përmbyllet, në mënyrë që Kosova të jetë sa më shpejt anëtare e saj.
 
Gjithashtu një nga temat e diskutimit me baroneshën Ashton, ka qenë edhe raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët. Brukseli e ka mirëpritur dialogun, e ka lehtësuar dhe udhëhequr së bashku me SHBA-të.

Prandaj, edhe dakordimi i fundit për tri çështje të caktuara mes delegacionit të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të mirëprituar në Bruksel.

"Janë marrëveshje të modelit evropian, sa i përket nostrifikimit të diplomave, që ka qenë qështje vazhdimisht e diskutueshme dhe e kërkuar prej shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët e kanë mirëpritur dhe i kanë duartrokitur kësaj marrëveshje, ka theksuar ai.

Gjithashtu sa i përket lëvizjes së lirë, edhe lëvizjes së mallrave, është diçka e re, aspekt teknik, por e domosdoshme edhe për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonit dhe në të njëjtën kohë edhe sa i përket regjistrit civil dhe çështjeve tjera teknike që do të vijnë në proces e sipër.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)