25 Prill 2024

Britania vazhdon ta mbeshtesë Kosovën në integrimet evropiane

Prishtinë, 18 mars - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ian Cliff , me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të ri të Anglisë në Prishtinë dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve.

Me këtë rast kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ky bashkëpunimin të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ian Cliff ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e konsolidimit dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)