18 Prill 2024

Britania do ta ndihmojë Kosovën drejt sukseseve të reja

Prishtinë, 20 prill - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff me te cilin bisedoi për tema me rëndësi të veçantë për dy vendet, siç janë forcimi i raporteve midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për përparimet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për tejkalimin e sfidave në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe për dialogun teknik të filluar kohë me parë midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.


Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu mirënjohjen e madhe që ka Kosova dhe qytetarët e saj për kontributin që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në gjitha fazat e shtetformimit të Kosovës, duke thënë se përherë ju jemi mirënjohës.

Znj. Tahiri tha se Kosova është fokusuar në reforma të thella në fushën e sundimit të ligji, në ekonomi dhe për të drejtat e pakicave me theks të veçantë të një pjesë të serbëve që jetojnë në pjesën veriore të vendit e të cilët ende po kanë vështirësi për tu integruar.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare. Kosova është e fokusuar në përmbushjen e obligimeve për integrim në Unionin Evropian dhe NATO dhe se për arritjen e këtyre objektivave i nevojitet mbështetja e vendeve mike siç është Mbretëria e Bashkuar, është shprehur zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ambasadori Cliff tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën dhe të qëndroj përkrah saj në rrugën drejt sukseseve të reja.

"Mbështesin integrimin e Kosovës në UE dhe NATO e poashtu anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë", tha ambasadori Cliff.

Ai shtoi me tutje se dialogu teknik mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm ngase adresohen problemet praktike të cilat do ti ndihmojnë Kosovës që të përafrohet shumë më shumë me UE-në.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Qeveria e Kosovës është futur në frymë pozitive në këtë dialog teknik dhe do të tregohet konstruktive që të arrihen rezultate që përmirësojnë jetën e qytetarëve të vendit, kontribuojnë për fqinjësi të mirë dhe për paqe të qëndrueshme në rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)