24 Prill 2024

Bisedimet me Serbinë, Kosova i ka të qarta vijat e kuqe

Prishtinë, 8 prill - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka raportuar sot  gjerësisht në Komisionin për Punë të Jashtme, lidhur me gjithë procesin e bisedimeve me Serbinë, duke u shprehur e gatshme që këtë ta bëjë sa herë ta shohë të nevojshme Komisioni ose Kuvendi i Republikës së Kosovë.

Ajo i ka sqaruar anëtarët e Komisionit se obligimi ndërkombëtar për këto bisedime ka dalë nga Rezoluta e KS të OKB-së, të datës 10 shtator 2010, që flet për dialog në të mirë të qytetarëve të të dy palëve.

Tahiri është shprehur se bisedimet zhvillohen sipas Platformës së Qeverisë së Kosovës për dialogun ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Qeveria është kompetente për ushtrimin e sovranitetit të vendit, prandaj ajo edhe e ka autorizuar kryesuesen e bisedimeve nga pala kosovare”, është shprehur Tahiri, e cila ka pohuar se i di mirë parimet e panegociueshme të këtyre bisedimeve, përkatësisht se  i ka të qarta vijat e kuqe të interesit kombëtar, të cilat  nuk do të shkilen: rregullimi i brendshëm, sovraniteti dhe integriteti i vendit. 

Fakt inkurajues për këto bisedime, ajo e e ka quajtur ndërmjetësimin e tyre nga BE-ja dhe mbështetja e tyre nga SHBA-ja.

Duke folur për dy raundet e para të bisedimeve, Tahiri  ka specifikuar se është biseduar për kthimin e dokumentacionit kadastral dhe regjistrat civilë, të cilët janë marrë me forcë në përfundim të luftës në Kosovë, më 1999, si dhe për çështje të energjetikës dhe të telekomunikacionit.

Ajo ka pohuar se janë afruar qëndrimet për regjistrat civilë dhe për energjetikën, por se janë shumë larg sa i përket  regjistrave kadastralë dhe çështjeve të telekomunikacionit.

Tahiri ka theksuar se në raundet e tjera do të bisedohet për të pagjeturit,  për demarkacionin e kufirit dhe për lëvizjen e lirë të qyte1tarëve. Ajo, ndërkaq, është shprehur e bindur se dialogu i filluar do të jetë i dobishëm për të dy palët biseduese.

Në vazhdim të takimit anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme i kanë shtruar pyetje të shumta zv.kryeministres Tahiri.

Në pyetjen: cili do të jetë epilogu i këtij procesi negociator, ajo është përgjigjur se procesi i filluar do të çojë në afrimin e Kosovës me BE-në, por me kusht që  të tregojmë konstruktitivet dhe kreativitet.

Në pyetjen se a ka afat të implementimit dhe a ka garantues të marrëveshjeve që mund të dalin nga këto bisedime, është përgjigjur se do të insistojë në afate strikte të implementimit të marrëveshjeve dhe se garantues do të jetë BE-ja.

Në pyetjen tjetër nëse anëtarët e komisionit mund t’i marrin trasnskriptet dhe procesverbalet e bisedimeve me Serbinë, zv.kryeminstrja është përgjigjur në mënyrë mohuese, duke shtuar se mund të njihen me pozicionet dhe qëndrimet e mbajtura të delegacionit të Kosovës.

“Transparenca e tepërt është e dëmshme për dialogun” ka thënë Tahiri, e cila e ka ftuar kryesuesin e mbledhjes, Albin Kurtin, që të bëhet pjesë e delegacionit për bisedimet me Serbinë. Kurti, ndërkaq, duk i quajtur të dëmshme bisedimet me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, i ka  kërkuar zonjës Tahiri që të largohet nga këto bisedime.

Që në fillim të takimit anëtari i Komisionit nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Shaip Muja, ka reaguar për tekstin e hartuar të ftesës për këtë takim , përkatësisht për sloganin “koncesionet e bëra” që i referohet ekipit bisedimor të Kosovës, e cila gjë i kishte bërë përshtypje edhe zonjës Tahiri.

Takimi i sotëm ishte një seancë e vërtetë dëgjimore, sidomos për nga pyetjet e shumta të kryetarit të Komisionit Albin Kurti dhe përgjigjet e shkathëta të zonjës Tahiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)