28 Mars 2024

BIRN prezanton raporton “Përkëdhelja e korrupsionit”

Prishtinë, 17 maj - BIRN dhe Internews Kosova  organizojnë konferencën në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit”.

Ky raport ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit.

Të ftuar në këtë konferencë janë krerët kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë si Albulena Haxhiu Ministre e Drejtësisë, Skender Çoçaj - Kryesues i Këshillit Gjyqësor, Jetish Maloku Kryesues i Këshillit Prokurorial, Enver Peci Kryetar i Gjykatës Supreme, Aleksandër Lumezi Kryeprokuror i Shtetit, Hasan Shala Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe Blerim Isufaj Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Për shkak të gjendjes së krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19, si dhe për shkak të masave dhe kufizimeve të përcaktuara, me qëllim të respektimit të plotë të rekomandimeve të IKShPK-së, qasje në konferencë përmes aplikacionit Zoom do tu mundësohet edhe të gjithë Kryetarëve të Gjykatave, Kryeprokurorëve të Prokurorive, përfaqësuesve të Ambasadave në Kosovë, përfaqësuesve të misioneve diplomatike, përfaqësuesve nga Shoqëria Civile, avokatëve si dhe palëve të tjera të interesuara.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)