19 Prill 2024

BIK nuk ka nisur ndërtimin e xhamisë pa leje

Prishtinë, 28 qershor - Para se t’u fliste besimtarëve myslimanë ferizajas lidhur me Natën e Miraxhit, myftiu Tërnava u tha gazetarëve se janë pallavra ato që fliten për gjoja fillimin e ngritjes së një xhamie afër Fakultetit Filologjik.

“Bashkësia Islame e ka fjalën e vet, ajo vendos për ngritjen dhe ndërtimin e xhamive dhe askush tjetër në Kosovë. Këtë duhet ta dijë çdokush”, tha prerazi Tërnava.
 Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përjashtoi mundësinë që me dijen e Bashkësisë Islame të Kosovës, të ketë filluar themeli i një xhamie në hapësirën universitare në Prishtinë.

“Por ne përkrahim vijën institucionale për zgjidhjen e të gjitha problemeve, prandaj edhe të BI-së. Me mund të madh i kemi krijuar këto institucione, me flijime, me gjak e sakrifica, prandaj duhet që në mënyrë institucionale t’i zgjidhim të gjitha kërkesat”, thotë Tërnava.


Ai beson se Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe kryetari i kryeqytetit, Isa Mustafa, do të mbështesë kërkesat e besimtarëve dhe brenda një kohe të shkurtër do të kënaqen nevojat e tyre.

Myftiu Tërnava tha se është kundër çfarëdo dhune që pushteti ka ushtruar ose mund të ushtrojë ndaj besimtarëve, ashtu siç u ka bërë thirrje atyre që shkojnë në xhami, që me sjelljet e tyre të mos krijojnë pakënaqësi në raport me besimtarët dhe qytetarët tjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)