26 Prill 2024

Beqiri: PDK-ja nuk do ta ketë kurrë Prishtinën

Prishtinë, 14 korrik - Nga debati për dialogun Kosovë-serbi kalon në debat mes të Kryeministrit Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri. Kjo ka ndodhur sot në seancën parlamentarë të kuvendit të Kosovës.

Baqiri e Thaçi debatuan për çështjen se kush e ka nisur procesin e ndërtimit të miqësisë me SHBA-në e BE-në.

Kryeministri Thaçi në vazhdimësi kërkonte deklarim nga Beqiri nëse LDK është për apo kundër dialogut, ndërsa vet Beqiri i nervozuar i cilësoi këto deklarata si provokimin derisa kërkoi nga Kryeministri qe të mos merret me punë të LDK-së.

Madje ai tha se nëse kryeministrit është aq shumë i interesuar për LDK-në atëherë mund edhe të anëtarësohet, por sipas tij së pari duhet t’i plotësoj kushtet.

“Pse po merresh kaq shumë me LDK-në nëse dëshiron mund të anëtarësohesh, por për këtë duhet plotësuar kushtet”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka thënë më tej se PDK nuk do ta fitoj kurrë Prishtinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)