24 Prill 2024

Bentler takoi Bogdanoviç-in në Veri të Mitrovicës

Prishtinë, 3 korrik - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, dhe Ministri i Serbisë për Kosovë dhe Metohi, Goran Bogdanoviç bashkërisht denuan dhunën e shkaktuar e cila ndodhi dje gjatë demonstratave në Mitrovicë.

Ata inkurajuan institucionet përkatëse që shumë shpjetë të zbulojnë aktorët e krimit, ku edhe shprehën keqardhje për humbjen e jetës dhe shkaktimit të lëndimeve.

Të dytë shprehën dëshirën e tyre për mirëmbajtjen e ambientit të qetë dhe sigurtë. Është cekur, që të gjitha palët duhet ti shmangen përdorimit të dhunës dhe të shprehurit e së drejtës së lirisë duhet të bëhet në mënyrë paqësore.

Komandanti i KFOR-it dhe Ministri Bogdanovic po ashtu në përgjithësi diskutuan mbi çështjen e mbrojtjes së  lokacioneve Fetare dhe Kulturore në Kosovë si dhe procesin e kthimit duke marr parasysh ngjarjet e fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)