26 Prill 2024

Benini shteti i 80 që njeh Republikën e Kosovës

Prishtinë, 18 gusht - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmon zyrtarisht njohjen e 80 për shtetin e Kosovës, nga Republika e Beninit.

Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar.

Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet veq e veq. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes.

Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milion banorë.

Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet  do të informoheni me kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)