24 Prill 2024

Belgjika mbështet Kosovën në rrugën Integrimit Evropian

Prishtinë 23 gusht - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, pati një takim me Ambasadorin Belg në Republikën e Bullgarisë, Marc Michelsen dhe shefin i zyrës Belge në Republikën e Kosovës, Pascal H Gregorie.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në fushë e integrimit Evropian.

Me këtë rast Ministrja Çitaku potencoi të arriturat e qeverisë së Kosovës në fushën e integrimit Evropian si dhe qasjen që ministria ka përcaktuar me qëllim të adresimit të sfidave të identifikuara.

Gjithashtu ministrja Çitaku ka informuar delegacionin rreth reformës legjislative dhe institucionale që është duke ndodhur me qëllim të avancimit të proceseve dhe gjetjes së modulit më të avancuar për përmbushjen e kritereve Evropiane. 

Ministrja Çitaku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e sajë dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Ministrja Çitaku është duke vazhduar me agjendën e përcaktuar për të pasur një koordinim sa më të mire me të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të  mund ti kontribuojnë sa më mirë procesit të integrimit.

Nga delegacioni pjesëmarrës u konfirmua mbështetja që do ti jepet Kosovës, dhe Ministrisë së Integrimit Evropian, në rrugën drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, nga ambasadorët u tha se ka shumë punë për të bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës shoqëror ne mënyrë që Kosova të avancoj më shpejtësi të duhur drejt integrimit në BE. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)