19 Prill 2024

Belgjika e interesuar për mbështetje në arsim dhe shkëmbime tregtare

Prishtinë, 20 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.


 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)