26 Prill 2024

Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z. Julien Sassel, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.

Së bashku diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët duke u fokusuar në ekonomi dhe tregti.

Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Qeverisë së re për të krijuar klimën e përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në këtë pikë diskutuan për storiet e suksesit të bashkëpunimit tregtar mes Kosovës dhe Belgjikës, dhe rëndësinë e promovimit të tyre me qëllim të krijimit të mundësive të reja.

Po ashtu u theksua edhe nevoja e finalizimit të marrëveshjeve bilaterale të cilat janë duke u diskutuar mes dy shteteve.

Tutje ministrja Gërvalla foli për prioritetet e politikës së jashtme dhe zhvillimet aktuale në vend.

Me këtë rast, palët diskutuan edhe për çështje rajonale dhe për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Nga ana e tij z.Sassel theksoi se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)