26 Prill 2024

Behgjet Pacolli takon ambasadorin e Australisë

Prishtinë, 15 korrik - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet  Pacolli ka takuar ambasadorin e Australisë në Republikën e Kosovës, rezident në Vjenë, z.Michael Potts.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka vlerësuar lartë rolin e shtetit të Australisë, në procesin e krijimit të shtetit të Kosovës. Ai ka njoftuar ambasadorin Potts, me progresin e arritur në Kosovë, dhe veçanërisht me hapat e ndërmarrë drejt, nxitjes së disa reformave thelbësore që do të krijonin kushte për zhvillim ekonomik.

“Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm, për reforma në drejtësi, ekonomi. E kam një  ide të qartë për ridizajnimin e Agjensionit të Privatizimit, duke e shndërruar atë në Agjension të Participimeve. Ne duhet të krijojmë kushte për të rritur sigurinë e investitorëve. Vetëm kështu besoj se do të ngjallim ekonominë tonë”, ka theksuar zoti Pacolli.

Në anën tjetër, ambasadori Patts, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës të shtetit të tij, për Republikën e Kosovës.

Ai ka siguruar zëvendëskryeministrin Pacolli që personalisht do të bashkëpunojë në nxitjen e investitorëve australianë, për të ardhur në Kosovë dhe për të investuar. Ambasadori Patts, ka  vlerësuar lartë angazhimin e zotit Pacolli për nxitjen e reformave ekonomike.

“Kosova ka fat që ju jeni pjesë e Qeverisë, për ti implementuar këto reforma”, ka thënë ambasadori Patts.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)