19 Prill 2024

BE pret implementimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

Bruksel, 4 korrik - Kryeministri Thaçi takon në Bruksel zëvendëspresidenten e BE-së, Baroneshën Ashton, rikonfirmohet perspektiva evropiane e Kosovës: Rezultatet e fundit janë me të vërtetë të inkurajuese

“Edhe Kosova edhe Serbia kanë perspektivë evropiane. Ne gradualisht kemi filluar të ndërtojmë marrëdhënie më normale fqinjësore dhe besoj në një fqinjësi të mirë. Kosova po ndërton me të gjitha vendet e rajonit raporte shumë të mira dhe natyrisht kapitulli i zgjidhjes së konflikteve do të përmbyllet me evropianizimin e gjithë rajonit. Perspektiva evropiane e Kosovës është e sigurt” – theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët për media me Zëvendëspresidenten e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton, mbajtur sot në Bruksel.


Nga ana e saj, baronesha Ashton mes tjerash theksoi: “Ne duam që Kosovën ta shohim sa ma afër Evropës dhe rezultatet e fundit janë me të vërtetë të inkurajuese”

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton tha se marrëveshjet e arritura ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë janë fitore e Evropës dhe ftoi palët që sa më shpejt të fillojnë zbatimin e tyre. Ajo priti në Bruksel kryeministrin Hashim Thaçi nga i cili kërkoi vazhdimin e reformave përderisa shprehu përkushtimin për perspektivën evropiane të Kosovës.

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë janë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve. Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, Eshton ka përgëzuar palën kosovare për konstruktivitetin e treguar në këto bisedime përderisa ftoi palët që të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve.

“Qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE-së të përmirësojnë koordinimin dhe jetën e qytetarëve të thjeshtë. Kjo është ajo që ne synojmë prandaj pres zbatimin e shpejtë dhe shpresoj se dialogu do të rezultojë tutje me çështjet e Telekomit, kadastrit dhe energjisë”, tha Eshton.

Eshton tha se ka biseduar me kryeministrin Thaçi edhe për perspektivën evropiane të Kosovës ndërkaq i quajti inkurajuese të arriturat e fundit në Kosovë.

“Përveç dialogut kam diskutuar edhe perspektiven evropiane të Kosovës dhe inkurajova kryeministrin që të vazhdojë edhe me më shumë energji punën për ta sjellë Kosovën më afër BE-së. Porosia ime sot është që edhe njëherë të ritheksoj përkushtimin e Evropës për perspektivën evropiane të Kosovës sepse ne duam që Kosovën ta shohim sa më afër Evropës dhe rezultatet e fundit janë me të vërtet inkurajuese”, tha Eshton.

Kryeministri Hashim Thaçi ndërkaq tha se Kosova po kalon nëpër një fazë të thellë reformash demokratike. Ai tha se në këtë kuadër hyn edhe përmirësimi i raporteve ndërfqinjësore në mënyrë që i gjithë rajoni ti afrohet integrimeve evropiane.

“Kosova si vend me perspektivë evropiane do të vazhdojë me qeverisjen e mirë të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit kundër krimit të organizuar dhe natyrisht do të vazhdojë me zbatimit e kritere të domosdoshme që Kosova të fitojë sa më shpejt të drejtën në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave marrëdhënieve kontraktuale dhe tregtare me Bashkimin Evropian, tha kryeministri Thaçi.

Marrëveshjet e arritura me Serbinë kryeministri Thaçi tha se janë arritur bazuar në principe evropiane dhe janë në të mirë të gjithë qytetarëve. Thaçi dhe Eshton gjatë takimit në Bruksel diskutuan edhe rreth bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)