16 Prill 2024

BE e gatshme për të mbështetur reformat zgjedhore

Prishtinë, 9 mars - Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian sot i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, raportin e misionit të ekspertit të BE për zgjedhje.

Në raport paraqiten analiza të hollësishme të procesit të fundit zgjedhor. Aty janë dhënë një grup rekomandimesh si bazë për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore. Kjo duhet të bëhet me vullnet të mirëfilltë politik dhe konsultim të gjerë me qytetarët e Kosovës.

Kjo reformë duhet të bëjë thjeshtësimin e sistemit për të mundësuar dhënien e rezultateve të zgjedhjeve me kohë dhe në mënyrë të saktë.  Institucionet e Kosovës duhet të punojnë në largimin e kulturës të mosndëshkimit në rastet e mashtrimeve zgjedhore.

Rastet e mundshme të mashtrimeve zgjedhore duhet të hetohen dhe të gjykohen pa vonesë. Kryerësit e mashtrimeve nuk do të ndalin përsëritjen e shkeljeve nëse nuk ndëshkohen mashtrimet e vërtetuara.

Khaldoun Sinno, u.d. i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian ka thënë se ky raport është një dokument me një shikim përpara dhe prezantohet në frymë konstruktive. 

\"Ne kemi dorëzuar një grup rekomandimesh të hollësishme të cilat do të ndihmojnë Kosovën në trajtimin e reformës zgjedhore.  Çfarë kërkojmë tani është një konsensus ndërmjet partive për të punuar në reformën zgjedhore si prioritet.  Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar\", ka theksuar ai.

Komisioni Evropian ka ofruar asistencë gjatë këtij procesi.

Komisioni Evropian inkurajon institucionet dhe publikun e Kosovës që të fillojnë një debat të hapur në lidhje me leksionet e mësuara gjatë zgjedhjeve të fundit.

Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur institucionet në përforcimin e procesit zgjedhor dhe në shtyrjen përpara të qeverisjes demokratike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)