28 Mars 2024

BE dhe Kosova mbajtën Grupin e 12-të Special për Reformën e Administratës Publike

Prishtinë, 29 shtator - Takimi i 12-të i Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (RAP) ndërmjet BE-së dhe Kosovës u mbajt më 27 shtator 2022. Takimi u hap nga Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme, Elbert Krasniqi, Ministër i Administratës së Pushtetit Lokal, Resul Makreshi, Zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Blerim Sallahu, Zëvendës Ministër i Drejtësisë, znj. Kaltrina Zeka, Shefe e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit.

Takimi u kryesua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe u bashkë-kryesua nga z. Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian (DG NEAR).

Në përputhje me raportin e Komisionit Evropian të vitit 2021, takimi u fokusua në planet dhe progresin e autoriteteve drejtë sigurimit të një shërbimi civil profesional, me organizim më të përgjegjshëm dhe siguri më të lartë juridike në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Komisioni Europian, në veçanti, pranoi dhe mirëpriti angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e hapave kyç dhe pozitivë për racionalizimin e agjencive, si dhe synimin për përmirësimin e shërbimeve duke miratuar një program reformash gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe miratimit të grupit të parë të ligjeve të veçanta të harmonizuara me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative në mënyrë që të sigurohet siguria juridike.

Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e zvogëlimit të barrës administrative, racionalizimin e agjencive dhe harmonizimin e ligjeve të veçanta.

Sa i përket reformave për një administratë publike më të përgjegjshme, Komisioni Evropian vuri në dukje hapat kyç pozitivë të ndërmarrë me miratimin e valës së parë të racionalizimit të agjencive dhe theksoi nevojën për vazhdimin e reformave të mëtejshme të linjave të llogaridhënies, duke finalizuar organizimin e brendshëm të ministrive dhe ministrive dhe agjencive dhe përmirësimin e performancës së tyre.

Sa i përket strategjisë për administratën publike, Komisioni Evropian inkurajoi miratimin dhe zbatimin e Strategjisë së re për Reformën e Administratës Publike 2022-2026, dhe u bëri thirrje autoriteteve të përmirësojnë kapacitetet për drejtimin e reformave. Kosova u zotua për zbatimin e strategjisë dhe arritjen e caqeve sipas planit.

Sa i përket zhvillimit dhe koordinimit të politikave, Komisioni Evropian theksoi nevojën për të vazhduar me zbatimin e kornizës për planifikimin strategjik, dhe drejtim më të mirë të sistemit të politikë bërjes nga qendra e qeverisë për të siguruar një sistem të integruar të planifikimit dhe për të siguruar politika koherente të qëndrueshme dhe objektiva me kohëzgjatje afatmesme dhe afatshkurtër.

Sa i përket reformës në shërbimin civil, Komisioni Evropian kërkoi përshpejtimin e organizimit të rekrutimit të centralizuar të shërbimit civil, ndërkohë që finalizohet klasifikimi dhe organizimi i vendeve të punës, të nevojshme për të ofruar një rekrutim të bazuar në merita, vlerësim të performancës dhe shpërblim transparent.

Komisioni theksoi, dhe Kosova u pajtua, nevojën e ndryshimit të Ligjit për zyrtarët publikë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me parimet e administratës publike (meritokracia, transparenca, efektiviteti dhe llogaridhënia).

Kosova gjithashtu u zotua që Projektligji për Paga të vendos një sistem uniform të pagave në sektorin publik, me qëllim të zbatimit të parimit të ligjshmërisë, transparencës, parashikueshmërisë, barazisë dhe mos-diskriminimit.

Kosova dhe Komisioni Evropian ranë dakord për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, përfshirë nivelin teknik, në mënyrë që reformat e ndërmarra të zbatohen plotësisht sa më shpejt të jetë e mundur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)