18 Prill 2024

Bashkatdhetarët po ballafaqohen me shumë probleme

Prishtinë, 30 qershor- Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se kjo ministri është në fazën e parë të hulumtimeve të problemeve me të cilat po ballafaqohen bashkatdhetarët.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Makolli ka thënë se zgjidhja e problemeve me të cilat përballet mërgata nuk mund të shihet vetëm nëpërmjet kësaj ministrie, prandaj ka kërkuar përkrahje më të gjerë të institucioneve të Kosovës.

Makolli ka thënë se mërgata po përballet me një problem, atë të brezit të të rinjve që janë lindur, rritur dhe shkolluar jashtë vendlindjes. Edhe me disa probleme të tjera sikurse janë: mosinformimi i duhur i mërgatës se çfarë ndodh në Kosovë, mundësitë ligjore për kthimin e tyre si dhe beneficionet që mund t’i shfrytëzojnë bashkatdhetarët nëse investojnë në Kosovë.

Makolli ka paralajmëruar se në kuadër të Ministrisë së Diasporës do të angazhojë ekspertë nga mërgata për ta ndihmuar në përmirësimin e problemeve të tyre. “Nuk ka asnjë dyshim se në këtë ministri do të angazhojmë edhe ekspertë nga radhët e mërgatës. Madje, në raste të caktuara, ata edhe do t’u prijnë projekteve tona. Pa angazhimin e tyre as që do të jetë i mundur realizimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me mërgatën”, ka thënë Makolli.

Ai ka treguar se kjo ministri është në fazën e kompletimit të një rrjeti qendrash veprimi që do t’u mundësojnë bashkatdhetarëve ta ndjejnë shtetin e tyre më afër. “Nuk duhet harruar se edhe deri më tani mërgata jonë ka qenë e organizuar nëpërmjet klubeve e shoqatave të ndryshme.

Ne tani jemi në fazën e kompletimit të hartës së këtyre klubeve e shoqatave, nga edhe do ta kompletojmë rrjetin që do të kishim mundur ta përdornim më tutje për veprimtari të koordinuar e institucionale. Ne do t’i shohim mundësitë e hapjes së zyrave të natyrave të ndryshme, si qendrat kulturore apo me karakter ekonomik nëpër qytetet ku numri i mërgimtarëve tanë është më i madh”, ka thënë Makolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)