19 Prill 2024

Bahtiri, Jashari e Tahiri te shqetësuar me dezinformatat e disa portaleve

Prishtinë, 28 korrik - Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe i Skënderaj, Bekim Jashari kanë zhvilluar një takim të përbashkët në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, ku kanë diskutuar për mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri i kanë ofruar gjithë mbështetjen logjistike KKZ-ve në mënyrë që zgjedhjet të organizohen sa më mirë.

Të tre Kryetarët po ashtu ftojnë mediet lokale që në prag të zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës të jenë të paanshme e të informojnë publikun drejtë për të gjitha zhvillimet në komunat e regjionit 02.

Në këtë drejtim, Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri shprehin shqetësimin e tyre për disa portale si “Jepi zë” që në javët e fundit me shkrime të pabazuara e tendencioze janë vënë në shërbim të përhapjes së lajmeve të pabazuara që dezinformojnë qytetarin e publikun.

Kryetarët e Komunave mirëpresin bashkëpunimin me portalet e mediet lokale por nuk i nënshtrohen shantazhit që ka për qëllim përfitim material në funksion të ‘lajmeve pozitive’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)