20 Prill 2024

Azubalis: OSBE-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Prishtinë, 8 korrik -  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, zotëri Audronius Azubalis, vendi i të cilit kryeson me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ministri i jashtëm i Lituanisë shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim dhe tha se Lituania do ta përkrahë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane si dhe do t’i ndajë përvojat dhe ekspertizën e integrimit. 

Ai tha se edhe OSBE-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën dhe institucionet e saj dhe shfaqi interesimin e tij për të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe për trashëgiminë kulturore në vend.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e falënderoi ministrin Azubalis për mikpritjen që Lituania i ka ofruar gjatë vizitës, ku mori pjesë në  konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.

Ajo e vlerësoi të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në OSBE në një të ardhme të afërt. Presidentja Jahjaga tha se misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të kornizës së tij, ka ofruar mbështetje në fusha të ndryshme përfshirë përkrahjen në reformën e ligjit zgjedhor, në funksionimin demokratik dhe ndërtimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës si dhe në avancimin e rendit dhe ligjit,

Ajo tha se është përmirësuar komunikimi me komunitetet në Kosovë dhe vlerësoi se komunat e reja me shumicë serbe po funksionojnë dhe po i ofrojnë shërbimet e tyre për qytetarët serbë të Kosovës.


Presidentja Jahjaga tha se është i nevojshëm zbatimi i procesit të decentralizimit në Veriun e Kosovës dhe i vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)