25 Prill 2024

Azili në Europë nuk mbetet më zgjidhje për Kosovarë

Prishtinë, 28 qershor - Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku sot realizoi tri vizita komunave të Kosovës. Ajo sot vizitoi komunën e Vitisë, Ferizajt dhe Malishevës. Sipas agjendës së paraparë për koordinim me kryetarë të komunave për të diskutuar më hollësisht procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar dhe qasjen në fondin e alokuar nga Qeveria për ndihmë komunave në procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar.

Takimi i parë ishte me zëvendës kryetarin e komunës së Vitisë z. Halim Halili me të cilin u bisedua për procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Zv/ Kryetari, Halili informoi Ministren Çitaku për angazhimin e komunës së Vitisë për përgatitjet dhe punën e bërë deri më tani dhe potencoi se janë duke punuar në hartimin e projekteve konkrete për ndihmë në ri-integrimin e personave të riatdhesuar.

Takimi i radhës ishte me kryetarin e komunës së Ferizajt, njëherësh edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilin ministrja Çitaku bisedoi më në detaje për çështjen e ri-integrimit të personave në komunën e Ferizajt. Me këtë rast ministrja Çitaku potencoi se “Situata në Kosovë është e qetë dhe Bashkimin Europian duhet ta ndërtojmë këtu në Kosovë bashkërisht dhe jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë punë për tu bërë por duhet të potencoj se kërkesa për azil nuk është më zgjidhje për Kosovarë”.


Ministrja poashtu nënvizoj se procesi gradual i riatdhesimit të qytetarëve do të sigurohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, gjë që do të parandaloj fluks dhe intensitet të madh të të kthyerve.

Vizita e radhës ishte në komunën e Malishevës ku ministrja Çitaku takoi kryetarin e komunës z. Blerim Kuçin, me të cilin u pajtuan për bashkëpunim edhe më të madh gjatë kësaj periudhe në mënyrë që procesi i integrimit Europian të shënon rezultatet konkrete në nivelin lokal.


Me këtë rast ministrja Çitaku përsëriti sugjerimet e deritashme që secila komunë të siguroj informata të sakta për të gjithë personat e riatdhesuar, të sigurohen kontakte me ta dhe të identifikohen nevojat specifike për ri-integrimin e tyre. Poashtu qytetarët e riatdhesuar duhet të pajisen me dokumentacion të rregullt dhe t’ju ofrohet qasja në shkollim dhe shërbimet shëndetësore.


Çfarëdo kontesti pronësorë duhet të adresohet me urgjencë. Gjithashtu gjatë takimit është biseduar më në detaje për qasjen në fondin e alokuar nga qeveria e Kosovës për ndihmë në procesin e ri-integrimit.

Gjithashtu, është biseduar më në detaje për qasjen në fondin e alokuar nga qeveria e Kosovës për ndihmë me ri-integrimin, si në aspektin e projekteve qe kanë të bëjnë më sigurimin e vendbanimit, shkollimit, shëndetësisë, poashtu edhe me përkrahjen bizneseve të vogla që do të kishin për qëllim kyçjen e personave të riatdhesuar që parapritet se këta persona edhe do të posedojnë ndonjë përvojë për punë të marrë nga vendet ku kanë banuar deri më tani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)