27 Prill 2024

AVONET inkurajon Institucionet që te avansojnë në pozita njerëz profesional

Prishtinë, 26 shkurt - AVONET ka monitoruar dhe hulumtuar institucionet e çdo niveli shtetëror e në veçanti ato të drejtësisë.

Andaj, AVONET e përgëzon Këshillin Prokurorial të Kosovës për avansimin e prokurorit Arben Ismajli në Prokurorinë e Apelit në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda.

Avansimet e tilla i kontribojnë sistemit të drejtësisë në vend njëherit edhe ngrisin besimin e qytetarëve në drejtësi, duke marr parasysh se prokurori Ismajli është profesional, i paanshëm dhe ka treguar efikasitet në shumë lëndë duke i zgjidhur ato vetëm duke zbatuar ligjin.

Ai ka treguar performancë të lartë kur për gjashtë muaj sa ka qenë në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka ngritur aktakuza për zyrtarë te lartë komunal, po ashtu ka qenë anëtarë i KPK-së dhe ka zgjidhur rastet edhe nga dhuna në familje, duke motivuar gratë që të raportojnë rastet e dhunës dhe të gjejnë mbrojtje nga shteti.

AVONET thekson se ai ka lënë një boshllëk në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
AVONET inkurajon Institucionet e Drejtësisë që të avansojnë në pozita të tilla njerëz profesional dhe të paanshëm, siç është rast i Arben Ismajlit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)