29 Mars 2024

Austria përkrah perspektivën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Austria me aktivitete konkrete përkrahperspektivën evropiane të Kosovës u tha gjatë takimit te Ministrit të  Integrimit Evropian të  Kosovës, Besim Beqaj dhe Kristijan Siegell, iNgarkuar me Punën në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua lidhur me thellimin e mëtejm të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë, duke u përqendruar në aktivite konkrete në proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Zoti Siegell theksoi se Austria përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe angazhohet për perspektivën evropiane të vendit tonë.

Gjatë takimit gjithashtu u bë fjalë edhe për marrëveshjen për ripranim të cilën duhet ta nënshkruajnë Kosova dhe Austria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)