01 Gusht 2021

Austria dhe Hungaria konfirmojnë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 2 mars - Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e akredituar në Kosovë që ka filluar ministrja Çitaku me pranimin e detyrës së Ministres për Integrim Evropian; sot ka takuar Ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë, Johann Brieger, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla me të cilët diskutuan për prioritetet, dhe për koordinimin e aktiviteteve nga te dy anët.

Nga të dy ambasadorët u konfirmua mbështetja që do ti jepet Kosovës, dhe Ministrisë së Integrimeve Europiane, në rrugën drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Nga ambasadorët po ashtu u çmua përzgjedhja e ministres Çitaku në pozitën e Ministres se Integrimit Evropian duke pas parasysh përvojën profesionale dhe angazhimin e treguar gjatë një periudhe të rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Gjithashtu, nga ambasadorët u tha se ka shumë punë për te bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës shoqëror ne mënyrë që Kosova të avancoj më shpejtësi të duhur drejt integrimit në BE. 

Ministrja Çitaku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e sajë dhe te institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)