26 Prill 2024

Australia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 15 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Michael Potts.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar ndihmën që Australia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e saj për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se është me rëndësi pjesëmarrja dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe shtimi i njohjeve të reja për vendin.

Presidentja Jahjaga tha se pavarësia e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në organizmat euroatlantike.

Ambasadori Michael Potts, duke e përgëzuar Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit, tha se Australia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe në veçanti në procesin e njohjes së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Ai tha se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Ambasadori Potts tha se Australia insiston që të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)