23 Prill 2024

Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 14 korrik -  Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi të mërkurën se askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës dhe se pavarësia është vullnet i pakthyeshëm i qytetarëve të vendit.

Sejdiu duke folur për vendimin e GJND-së tha se nuk dëshiron ta prejudikojë, megjithatë sipas tij faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion nuk mund t’i rrëzojë askush. Po ashtu ai ka folur për gjykata në veri, duke theksuar se është në interes të të gjithë qytetarëve vendosja e ligjshmërisë.

Pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Sejdiu theksoi se është për një zgjidhje të drejtë të Pallatit të Rinisë, që sipas tij do ta bëjnë deputetët e kuvendit komunal.

Ndërkohë, kreu i Prishtinës Isa Mustafa theksoi se e ka njoftuar presidentin Sejdiu për angazhimet që ka komuna. Ai ka përmendur rëndësinë e Ligjit për Prishtinën që sipas tij, jo vetëm do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, por edhe të institucioneve qendrore.

Ndryshe, presidenti Sejdiu vizitën në komunën e Prishtinës e realizoi në kuadër të turneut që do ta ketë nëpër qytete të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)