09 Shkurt 2023

ASK dialogon me kryetar të komunave për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban sot takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i takimit është dialogu me përfaqësues të nivelit lokal, kryetar komunash, e përfaqësues të institucioneve lokale në Republikën e Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Bazuar në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, roli dhe përgjegjësitë e komunave në Kosovë përcaktohen në kuadër të Komisioni Komunal i Regjistrimit (KKR), i cili formohet në secilën komunë. KKR-ja përfaqëson strukturën etnike të popullsisë, duke marrë në konsideratë edhe dispozitat ligjore për përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë.

KRK-ja është institucioni përgjegjës së bashku me ASK-në, për organizimin, sigurimin e resurseve humane e teknologjike, sigurimin e hapësirave për trajnime dhe aktivitete e tjera para datës së fillimit të Regjistrimit të popullsi në vend.

Zbatimi i të gjitha masave normative dhe delegimi i përgjegjësive në kohë ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë dhe saktësinë e të gjitha aktiviteteve operacionale të projektit nacional të Regjistrimit të Popullsisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, dhe përfaqësuesit e komunave në Kosovë do të diskutojnë këto dhe tema tjera të rëndësishme mbi qasjet implementuese, praktikat dhe modelet më të mira shtetërore për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Regjistrimit të Popullsisë në vend.
 
Viti 2023 sipas ASK-së do të jetë viti i Regjistrimit të popullsisë që nënkupton realizmin e projektit më të madh statistikor në vend, në ditën referuese 1 shtator 2023 (dita e Regjistrimit).

Organizimi i këtij takimi  konsultativ mundësohet nga programi i Asistencës Teknike, financuar nga UNFPA Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara Zyra në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)