28 Mars 2024

Ashton: BE mbështet integrimin e Kosovës

Prishtinë, 27 maj - Shefja e diplomacisë evropiane, Cathrine Ashton është shprehur se Bashkimi Europian mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Prizreni së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Ashton theksoi se Bashkimi Europian po punon që si Kosova ashtu edhe Serbia të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë duhet që të dyja vendet duhet të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.

E pyetur se nëse njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, Ashton thekson se arrestimi i Mlladiçit është një moment i rëndësishëm për Serbinë por rrugëtimi për në BE nënkupton edhe akte të tjera si përparimi edhe në aspektin politik.

Nga ana e tij kryeministri Thaçi theksoi se e ardhmja europiane e Kosovës varet edhe nga bashkëpunimi rajonal por edhe nga bashkëpunimi mes fqinjëve.

“Kosova do të përpiqet të përmbush të gjitha kriteret për të bërë të mundur anëtarësimin në Bashkimin Europian” theksoi Thaçi.

Ndërkaq, udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha se vizita e shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Ashton, është një shtytje për dialogun Prishtinë- Beograd.

Ajo tha se shumë shpejt pritet të miratohet një pako e marrëveshjeve me Serbinë, për çështjet që janë diskutuar deri tani në Bruksel. Por nuk saktësoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Tahiri tha se e kanë siguruar kryediplomaten evropiane se pala kosovare do të mbetet e përkushtuar drejt zgjidhjeve, që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Tahiri vlerësoi se palët në dialog kanë arritur përparim dhe procesi është shumë afër arritjes së marrëveshjeve në lëvizje të lirë, telekomunikacion etj.

Baronesha Ashton do të ketë një drekë pune me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe disa ministra në qytetin e Prizrenit.

Baronesha Ashton është takuar edhe me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministrin e Jashtëm, Enevr Hoxhaj, pas të cilave takime nuk ka pasur prononcime.

Ashton një takim të veçan ka zhvilluar edhe me shefin e EULEX-it, Ksavier But de Marnak, me ç’ rast ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Baronesha Ashton gjatë ditës do të vizitojë Prizrenin, ku do të zhvillojë takim sërish me kryeminsitrin Hashim Thaçi dhe me disa ministra të kabinetit qeveritar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)