23 Prill 2024

Arrihet marrëveshja mes Qeverisë dhe KFOR-it për Veriun

Prishtinë, 5 gusht - Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i kanë arritur marrëveshjen për situatën e krijuar në veri, ditët e fundit.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka konfirmuar pranimin e marrëveshjes nga të gjithë. Ai ka thënë në mbledhjen e sotme të qeverisë, se do të ruhet situata e re e krijuar në portat 1 dhe 31.

Kryeministri ndër të tjera ka deklaruar se do të vazhdojë kontrolli i kufirit dhe do të mbetet në fuqi masa e reciprocitetit.

"Pas vendimit për reciprocitet që e kimi marrë më herët, pastaj edhe vendimi për marrje nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31, dhe gjendjes së re të krijuar në veri të Kosovës dhe angazhimeve tona mund të them të gjithanshme, pas krijimit të rrethanave të reja dhe kapitullit të ri për Kosovën por edhe realitetit të ri, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke respektuar gjithmonë edhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, ne kemi prezantuar edhe qëndrimet tona shumë të qarta për respektimin në plotni të masave të reciprocitetit dhe masave për kontrollin e kufirit."

Masat e reciprocitetit sipas kryeministrit do të respektohen deri në fund dhe kontrollit  të  kufirit do të vazhdojë me përpikëri dhe gjatë gjithë hapësirës.

Kjo nënkupton se masat do të zbatohen në përpikëri dhe kontrabanda është ndalur definitivisht qind për qind, do të luftohen të gjitha dukuritë tjera në mënyrë shumë rigoroze nga NATO, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Thaçi ka theksuar se përfundimisht Kosova ka arritur që të vë në kontroll kufijtë e saj dhe garancë për këtë ka gjithë komunitetin ndërkombëtar, të cilët janë thellësisht të përkushtuar për tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës  dhe mbi të gjitha vendosjen e rendit, ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
 
Për strukturat kriminale kreyministri ka theksuar se nuk do të ketë amnisti, do të ketë ballafaqim me ligjin dhe drejtësinë.

Megjithatë, realiteti i krijuar pas 25 korrikut paraqet një fillim të ri për Kosovën, rajonin dhe angazhimet e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se Kosova ka mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit të Republikës.

Ndërsa, gjithashtu, për herë të parë pas 12 vitesh treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë – Beograd dhe anasjelltas do të kontrollohet nga Policia e Republikës së Kosovës, e ndihmuar nga EULEX-i dhe përforcuar nga KFOR-i.

Gjithashtu edhe sa i përket ndonjë hapësire apo rruge dytësore KFOR-i do të ndërmerr operacione kontrolli dhe pengesa në pikat të paautorizuara të kalimit të kufirit me qëllim që të mbajë e të sigurojë ambient të sigurt.

KFOR-i, ka pranuar 10 kushtet e parashtruara nga ana e Qeverisë së vendit.

Marrëveshja përmban këto pika:
1. Parakushti: Hapja e bllokadave të rrugëve
2. Në parim mirëmbajtja e gjendjes së tashme në porta
3. KFOR-i është përgjegjës për portat
4. Në parim portat janë të mbyllura për arsye të sigurisë dhe janë zona të kufizuara ushtarake
5. Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare pas një vlerësimi nga një organ i caktuar i pavarur ndërkombëtar që ekziston nevoja për ndihma humanitare
6. Mallrat për kishën ortodokse serbe lejohet të kalojnë
7. Çdo person dhe makinë do të kontrollohet për armatim
8. Çdo person do të kontrollohet për ID
9. Treni Beograd-Mitrovicë: kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe ndihmohet nga KFOR-i
10. KFOR-i do të kryej operacionet e kontrollit në vendkalimet e paautorizuara kufitare për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)