24 Prill 2024

Arianit Sadiku zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan

Gjilan, 6 janar - Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.

Për Arianit Sadikun (LVV) kanë votuar 18 anëtarë të Kuvendit, derisa kundër-kandidatja e tij, Shpresa Kurteshi-Emini (LDK) ka marrë 17 vota.

Arianit Sadiku, me të marrë postin e kryesuesit, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata të punojnë së bashku për interesa të qytetarëve të Gjilanit.

“Besojmë dhe shpresojmë se ky katër vit i ardhshëm i punës tonë në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve, të cilët ne si subjekte i përfaqësojmë dhe me punën tonë të përbashkët do të vendosim për më të mirën e qytetit tonë, për më të mirën e komuniteteve në përgjithësi”, ka thënë Sadiku.

Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë.

Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)