19 Prill 2024

Anëtarësimi në NATO është garanca më e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon

Prishtinë, 7 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.

Presidentja Osmani vlerësoi lartë vizitën e z. Geoană, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Tutje, Presidentja Osmani e uroi z. Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i Përgjithshëm Geoană falënderoi Presidenten Osmani për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t'i strehuar refugjatët ukrainas.

Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t'i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi.

Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me  përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)