16 Prill 2024

Anders Fogh Rasmussen viziton Kosovën

Prishtinë, 19 maj - Të premtën, Këshilli Veri Atlantik, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Anders Fogh Rasmussen, do të vizitojë KFOR-in.

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATOs, Admirali Gianpaolo di Paola, dhe Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të komandës në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald, do të jenë gjithashtu prezent.

Duke vizituar KFOR-in, anëtarët e Këshillit Veri Atlantik dëshirojnë të marrin prova të dorës së parë për përmirësimet në situatën e sigurisë në Kosovë. Në fillim të vizitës, delegacioni do të informohet nga komandanti i KFOR-it, Lejtnant Gjeneral Markus Bentler.

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs është zyrtari më i lartë i Aleancës. Ai është përgjegjës për drejtimin e procesit të konsultimeve dhe vendimmarrjes në Aleancë dhe që të sigurohet së vendimet zbatohen.

Këshillit Veri Atlantik është trupi kryesor politik vendimmarrës brenda NATOs. Ai i mbledh përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit vend anëtar për të diskutuar politikat dhe temat operacionale të cilat kanë nevojë vendime kolektive.

Thënë shkurtimisht, ai ofron një forum për konsultime të gjërësishme ndërmjet anëtarëve mbi të gjitha çështjet të cilat afektojnë paqen dhe sigurinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)