23 Prill 2024

Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti mbështetjëe e Finlandës ndaj Kosovës

Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim.

Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte.

Më tej palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua.

Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)