25 Prill 2024

Ambasadorja Shala raportoi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë, 16 dhjetor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala  ka raportuar sot para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës  dhe Peticione, për punën e saj në periudhen Gusht 2020 - Dhjetor 2021, me fokus të vecantë vizitën e saj të fundit në Nepal.

Ajo ka paraqitur në detaje aktivitetet dhe vizitat e saj zyrtare në arenën ndërkombëtare, derisa gjërësisht ka folur për takimet e zhvilluara me Qeverinë e Nepalit rreth fillimit të negociatave për njohje të shtetësisë së Kosovës nga Nepali.  

Ajo ka theksuar se në takimin me zyrtar dhe ministra të Qeverisë së Nepalit me theks të vecantë Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Devandra Paudel  e ka njoftuar me progresin që ka bërë Kosova në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe kulturës, sukseset e të rinjëve tonë kudo ne botë dhe gatishmërinë e vendosjes së mardhënieve tona diplomatike.

Atij i ka shpalosur edhe disa argumente pse duhet njohur shtetësia  e Kosovës nga Nepali si dhe i ka kërkuar fillimin e negociatave me qeverinë për njohjen e Republikës së Kosovës.

Tutje ajo ka potencuar se Ministri Paudel e ka vlerësuar lartë punën  e saj në cilësinë e Ambasadores dhe e ka uruar për cmimin e pranuar nga Nepali dhe  ka kerkuar që të ketë një vizitë zyrtare bilaterale Kosovë - Nepal si dhe ka shprehur dëshirën e plotë për të filluar punën rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Takimi im me ministrin Paudel ishte është bërë në koordinim të plotë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Bangladesh z. Guner Uraya.

Në lidhje me këtë cështje ajo ka kërkuar nga komisioni që të kenë një bashkëpunim të ngushtë dhe ti bëjnë thirje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që mos ta injoroj këtë cështje dhe ta shtyej përpara.  

Përvec kësaj, gjatë raportimit në komision, Ambasadorja Shala ka kërkuar që të formohet një grup monitorues që do të mbikqyrte zbatimin e ligjit mbi punësimin e personave me nevoja të vecanta marrë parasysh faktin se ajo kishte marrë ankesa të shumta në lidhje me mos-zbatimin e këtij ligji.

Ajo kërkoj që ky grup monitorues të përbëhet nga akterë vendor dhe ndërkombëtar të paanshëm në këtë proces dhe të jenë në mbikqyrje të secilit institucion publik  deri në zbatimin e plotë të ligjit, si një nga ligjet që më së paku gjenë zbatim në vendin tonë.

Në fund, në debatin e zhvilluar me antarët e komisionit, ajo ka paraqitur edhe shqetësimet e saj në lidhje me qasjen e disa institucioneve karshi punës së saj dhe ka kërkuar që kjo qasje të ndryshoj dhe bashkëpunimi të jetë më i drejtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)