23 Prill 2024

Ambasadorja Shala po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari

Prishtinë, 18 maj - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC)  Elvana Shala po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari në kuadër të nisjes së turneut të saj evropian të vizitave zyrtare, me qëllim të hapjes së rrugës së bashkëpunimit me organizatat që meren me Perosnat me Aftesi te Kufizuara në ketë shtet dhe lidhjes së bashkëpunimit të tyre me organizatat në Kosovë.   

Gjatë kësaj vizite ajo ka takuar Presidentin e Federatës së Persoanve të Verbër dhe me shikim të dobët Sandor Nagy dhe stafin e tij të cilët i ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që viti 2022 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë,  për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe planin e saj për projektin  ndërkombëtar të këtij viti.

Gjatë takimit ajo ka theksuar se është tejet me rëndësi krijimi i lidhjeve të bashkëpunimit mes Kosovës dhe organizatava të vendeve evropiane për shkëmbimin e përvojave të ndryshme dhe mundësinë e përmirësimit të jetës së kësaj kategorie në Kosovë.   

Presidenti i kësaj federate z. Nagy ka njoftuar në tërësi Ambasadoren Shala rreth punës së kësaj federate e cila numëron plot 120 organizata pjesë të saj dhe afërsisht 50.000 antarë në nivel shtetëror, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me organizatat e Kosovës. Tutje ai ka konfirmuar ftesën e Ambasadores Shala për të vizituar Kosovën në vjeshtën e këtij viti në kuadër të projektit të saj ndërkombëtar.  

Vizita e Ambasadores Shala në Hungari është aranzhuar nga Ambasada Hungareze në Kosovë dhe zyra e Sekretarit të Pergjithshëm të IHRC-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)