29 Mars 2024

Ambasadorin i Irlandës, i dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 20 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, John Deady, i cili dorëzoi letrat kredenciale.

Gjatë takimit, Ambasadori Deady e falënderoi presidenten Jahjaga për pritjen dhe njëkohësisht shprehu edhe përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës për Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga falënderoi ambasadorin Deady, e përmes tij edhe Irlandën për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)