16 Prill 2024

Ambasadori Sinisha Ivanec dorëzoi letrat kredenciale

Prishtinë, 16 mars - Me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të Ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Sinisha Ivanec, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se nga ky takim dalin dy mesazhe kryesore.

Mesazhi i parë sipas tij është që bashkëpunimi rajonal në Kosovë është shumë vendimtar dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale si Ministri e Punëve të Jashtme që ta mbështesim bashkëpunimin që Republika e Kosovës të jetë pjesë e iniciativave dhe mekanizmave rajonal.

Në fushën e këtij bashkëpunimi relacionet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, e cila e ka njohur ndër vendet e para Republikën e Kosovës duhet të jetë jo vetëm bashkëpunim i natyrës diplomatike e politike, por edhe ai i rrafshit ekonomik, i rrafshit tregtar, i rrafshit kulturor, i rrafshit arsimor.

“Mesazhi i dytë ishte se unë u informova nga Ambasadori i Republikës së Kroacisë që së shpeti jam i ftuar për një vizitë zyrtare në Zagreb. Është kjo një vizitë, e cila do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme të protokollit ndërmjet dy shteteve. Kjo është vizita ime e parë që e bëj si ministër i jashtëm në një vend të huaj”, tha Ministri Hoxhaj.  

Ambasadori i Kroacisë në Prishtinë Sinisha Ivanec nga ana e tij shfaqi kënaqësinë që është përfaqësues i shtetit të parë që pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajn në vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

“Ne jemi gjithashtu të lumtur të jemi në gjendje të sigurojmë qytetarët e Kosovës të cilët kanë vizë shengen, mund të kalojnë transit përmes Kroacisë dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë nga 1 prilli deri me 31 tetor të këtij viti.  Ky do të jetë vendimi i fundit për lehtësimin e komunikimit midis Kosovës dhe Evropës dhe gjithashtu kjo do të lehtësojë komunikimin ndërmjet dy vendeve tona”, tha ambasadori Ivanec.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)