16 Prill 2024

Ambasadori Lulzim Peci dorëzoi letrat kredenciale mbretit të Suedisë

Stokholm, 5 shkurt - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, u prit sot në audiencë tek Shkëlqesia e Tij Mbreti i Suedisë Carl Gustaf XVI dhe me atë rast dorëzoi letrat kredenciale.

Lulëzim Peci është ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Suedi. Me profesion është inxhinier dhe ka magjistruar në relacionet ndërkombëtare. Një kohë ka punuar si lektor universiteti në Prizren në fushën e politikës së sigurisë politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Lulzim Peci njihet edhe si themelues i dy organizatave joqeveritare, Institutin e Kosovës për Hulumtime dhe Zhvillim dhe Fondacionin e Shoqërisë Civile.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe vendimi i Suedisë për ta ngritë përfaqësinë e saj diplomatike në nivel ambasade në Prishtinë shënojnë një fazë të re të zhvillimit bilateral ndërmjet dy vendve.

Më 4 mars 2008, qeveria suedeze mori vendim që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Deri tani Kosovën e kanë njohur 65 shtete të botës.

Tradicionalisht ambasadorët e ri barten nga Departamenti i Punëve të Jashtme deri te Kështjella Mbretërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)