23 Prill 2024

Ambasadori Ischinger nderohet më çmimin “Doctor Honoris Causa”

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me rastin e manifestimit të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” ish- diplomatit Wolfgang Ischinger tha se “Për mua është edhe privilegj edhe nder që sot gjenden në këtë manifestim të rrallë të organizuar në UP për të ndarë titullin më të çmuar njeriut që vërtetë bëri krejt të mundurën në dy dekadat e fundit për Kosovën dhe e sublimoi në fund me aktivitetin e Konferencës së Vienës, duke u angazhuar për pavarësinë e Kosovës”. 

Ministri Buja po ashtu u ndal edhe në disa nga segmentet e veçanta të jetës dhe veprës së ish- diplomatit gjerman Ischinger dhe kontributit të tij për Kosovën.

Ministri Buja  përmendi se Ischinger ka qenë i përfshirë në disa poste kyçe në formulimin dhe ndërtimin e politikës së jashtme gjermane në Ballkan, në veçanti në Bosnje dhe Kosovë, në formën e marrëdhënieve midis NATO-s dhe Rusisë, si dhe në proceset e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.


Buja theksoi se Ischinger është angazhuar për vizionin e një bote pa armë bërthamore, ndërkaq falënderoi atë për tërë angazhimin, punën dhe aktivitetin politik dhe diplomatik për të sjellë Kosovën në pozitën që cilën e ka sot si shtet i pavarur.

 

Rektori i UP-së, Mujë Rugova theksoi se ndihej i nderuar që së bashku me stafin e universitetit po ndante titullin “Doctor Honoris Causa” për ish- diplomatin gjerman Ischinger i cili dha kontribut në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ngritjen dhe forcimin e shtetit, afirmimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe kontributin në bisedimet Kosovë- Serbi lidhur me statusin përfundimtarë të Kosovës.

Ish diplomati gjerman Ischinger pasi falënderoi Senatin e UP-së për çmimin e ndarë tha se, ndihej i prekur, i nderuar dhe i privilegjuar me këtë çmim, si dhe me prezencën e figurave të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare.

Ischinger tha se ky çmim simbolizon bërjen e paqes, fuqisë dhe kulturës, ndërkaq shtoi se titullin “Doctor Honoris Causa” më shumë e bashkë ndanë me të tjerët se sa me veten.

Ishinger po ashtu tha se ndihej keq për faktin se nuk mund të thoshte në gjuhën shqipe atë çfarë do të dëshironte të thoshte, por megjithëkëtë “Faleminderit” ishin fjalët me të cilat ai iu drejtua të pranishmëve me rastin e marrjes së çmimit.

Ndërkaq në vendimin e Senatit të UP-së thuhet “Në bazë të nenit 49 pika 18 dhe nenit 199 të statutit të Universitetit të Prishtinës, Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 20 maj 2011 mori vendim për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” shkëlqesisë së tij, zotit Wolfgang Ischinger, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë. Për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme për njohjen dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, për përpjekjet e pareshtura dhe avancimin e bashkëpunimit Kosovë – Gjermani në fusha të ndryshme, si në arsim kulturë, ekonomi, politikë etj”..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)