25 Prill 2024

Albin Kurti zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes

Prishtinë, 25 qershor - Lëvizja Vetëvendosje sot në mbledhjen e parë zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm edhe zyrtarisht ka shpallur kryetar Albin Kurtin.

Kurti ka shprehur synimet e forcës së tretë parlamentare, që sipas tij janë që të përgatitet një Kushtetutë e re, që do ta bënte Kosovën me pavarësi të  plotë.

Sipas kryetarit Kurti, Serbia mbetet shtet armik i Kosovës, e jo një kundërshtar, përderisa ajo nuk e ndryshon Kushtetutën, që Kosovën e parasheh si pjesë të saj.

Nga 60 përqind e aktivistëve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhje, prej 15 prilli deri më 15 maj, 5 mijë e 682 aktivistë kanë votuar për Kurtin, që ishte kandidat i vetëm për kryetar, ndërsa 31 kanë qenë kundër.

Në mbledhjen e parë zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm, Vetëvendosje ka zgjedhur edhe strukturat tjera drejtuese.

 

Anëtarë të kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! u zgjodhën: 1. Albin Kurti, 2. Shpend Ahmeti, 3. Aida Dërguti, 4. Dardan Molliqaj, 5. Xhelal Sveçla, 6. Arbër Zaimi, 7. Visar Ymeri, 8. Ismajl Kurteshi, 9. Alexandra Channer, 10. Hysamedin Feraj, 11. Hysen Durmishi, 12. Salih Zyba, 13. Dardan Sejdiu, 14. Puhie Demaku, 15. Gani Krasniqi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)