29 Mars 2024

AKR paralajmëron njohjen nga Hondurasi

Prishtinë, 11 shtator - Drejtues të AKR-es paralajmëruan se së shpejti do të ketë njohje të reja nga vende të Amerikës Qëndrore. Nënkryetari i parë i AKR-së, Ibrahim Gashi ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk i kanë koordinuar aktivitetet lobuese me kreun e kësaj partie, Behgjet Pacolli dhe se nuk kanë pranuar që ai të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në New York.

Në një konferencë për media, Gashi, ka prezantuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Hondurasi, e cila i është dorëzuar dje liderit të AKR-së Behgjet Pacolli nga presidenti i Hondurasit.

Edhe pse Kosova është njohur më 3 shtator nga Hondurasi, Gashi ka thënë se njohja zyrtare është bërë sot më 11 shtator dhe se meritat për njohje ia ka atribuuar AKR-së.

“AKR ka provuar sot t’ua dërgojë notën verbale presidentit të Kosovës, por nuk ka mund të bie në kontakt me asnjërin prej zyrtarëve të Presidencës, por sidoqoftë këtë do ta provojnë sot pasdite”, ka thënë ai.

Gashi ka adresuar kritika ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat siç tha, nuk i kanë koordinuar aktivitetet lobuese me kreun e AKR-së në Nju Jork dhe se nuk kanë pranuar që ai të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës.

Gashi ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i AKR-së është takuar me 36 ambasadorë të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, nga të cilët ka kërkuar njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka përfaqësuar një grup prej 22 lobistësh në Nju Jork, gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve.

Nënkryetari i AKR-së ka paralajmëruar njohje të reja nga vendet e Amerikës Qendrore, por nuk ka specifikuar emra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)