16 Prill 2024

AKR me raporte të mira me partitë Liberal Demokrate evropiane

Prishtinë, 21 qershor - Aleanca Kosova e Re,  përshëndet fuqishëm  rezultatet e suksesshme të partive liberal demokrate  në zgjedhjet e fundit në disa  shtete të bashkësisë evropiane  që kanë ndikim të madh në politik bërjen evropiane  siç janë Anglia, Gjermania dhe së fundi Holanda.

 

Gëzim Mehmeti Sekretari për  Marrëdhënie me Jashtë i AKR-së  ka thënë së Ardhja  e partive liberal demokrate  në pushtet,  në  shtetet e ndryshme  të Evropës  si në Holandë, ku Partia Volkspartij voor Vrijheid en Demokratike (VVD), e cila ka dalë partia me rezultatet më të larta në zgjedhjet e fundit  në Holandë dhe  Kryeministri i ardhshëm i Holandës do të jetë radhët e kësaj Partie, do të shfrytëzohet nga AKR-ja që shteti i Republikës së Kosovës të bëhet sa më shpejt pjesë integrale  e unionit evropian dhe që ardhmëria evropiane e qytetarëve të Kosovës të bëhet realitet.


AKR-ja sipas Mehmetit ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me partitë  Liberal – Demokrate  Evropiane , duke u profilizuar në vlerat liberal demokrate   si anëtare e ELDR-i  që  ka një ndikim të madh në parlamentin evropian me  74 deputet si dhe  8 (tetë)  EU Komisioner,  prandaj  ne do ti shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet dhe lidhjet për të përshpejtuar integrimet evropiane të shtetit tonë dhe që liberalizimi i vizave për qytetarët të Kosovës  të bëhet  sa më shpejt realitet.

"Liberalet e shohin demokracinë si mjet për të mbrojtur lirinë e qytetarëve dhe në qendër të filozofisë politike të  konceptit liberal, është individi."
Mehmeti ka theksuar se AKR-ja thekson  se dukuritë negative  që janë të pranishme në Kosovë siç janë Korrupsioni, mosfunksionimi  i shtetit ligjor dhe  monopolet ekonomike  do të jenë barriere  për integrimin e Republikës së Kosovës në Unionin Evropian dhe realizimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.


AKR-ja është alternativë e vetme politike   që  dukuritë e lartpërmendura do ti luftoj pakompromis dhe  qytetaret e Kosovës  janë të bindur në pastërtinë vepruese, programore  dhe shtetformuese të AKR-së.

Ndërkaq, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i VVD-së, z. Ole Heil, shprehu mbështetjen e Partisë së tij për AKR-në, duke vlerësuar se AKR është një parti që lufton për të mirën e vendit të vet, veçanërisht në aspektin e integrimit të Kosovës në Strukturat Evropiane.

Ai tha se Kosova është një vend me nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesa e funksionimit të ligjit është një ndër problemet kryesore për integrimin e Kosovës.

 Heil tha se Partia e tij duke qenë tashmë në pushtet dhe duke pasur postin e Kryeministrit nga radhët e saj, do ta ketë shumë më të lehtë të mbështes Kosovën në proceset e integrimit të saj. Ai tha se partitë liberale evropiane dëshirojnë ti ndihmojnë Kosovës dhe bashkëpunimi me AKR-në do të jetë në këtë drejtim dhe në drejtim të avancimit të vlerave liberal demokratike në Kosovë, u shpreh Ole Heil, Sekretar për marrëdhënie me Jashtë i VVD-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)