20 Prill 2024

AKR mbledh 40 nënshkrimet, dorëzon mocionin ndaj qeverisë

Prishtinë, 28 tetor - Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, pak më parë ka deklaruar së ka mbledhur dyzet nënshkrimet e nevojshme për mocionin të votëbesimin Qeverisë së Kosovës, të cilin ia ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit, ashtu siç kishte paralajmëruar sot para dite. 

 

Ai ka marrë edhe nënshkrimin e fundit, duke arritur kështu të mbledh 40 nënshkrime dhe tani pritet ta paraqes mocionin e votëbesimit tek kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. 


Kandidati për kryetar të LDK-së, Bujar Bukoshi ka nënshkruar sot listën me të cilën kërkohet votëbesim për Qeverinë Thaçi, iniciativë e Grupit Parlamentar të AKR-së.

Bukoshi bëhet deputeti i 38-të, i cili nënshkruhet në këtë listë, ndërsa nevojiten vetëm edhe 2 nënshkrime, qe kjo iniciativë të hyjë në rend dite në Kuvend, dhe të përcaktohet nëse qeveria do të marrë votëbesimin për të vazhduar punën.

Bukoshi nënshkrimin e bëri në prani të mediave në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nuk deshi të deklarohet  për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)