19 Prill 2024

AKR kundër bisedime teknike me Serbinë pa njohur Kosovën

Prishtinë, 24 qershor - "Institucionet e Kosovës nuk duhet të zhvillojnë bisedime teknike me Serbinë përderisa kjo e fundit kjo e njeh pavarësinë e Kosovës", ka thënë në një konferencë për media e shefi i grupit parlamentar të Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli.

AKR sipas tij shprehë shqetësimin e vet edhe me trysninë dhe presionin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për këto bisedime.

Makolli ka vlerësuar se presioni do duhej të zhvillohej mbi Serbinë e cila me veprimet e veta po sfidon jo vetëm Kosovën por edhe bashkësinë ndërkombëtare, për të njohur realitetin e ri të krijuar në vend dhe për mospërzierje në punët e brendshme të Kosovës.

"Ne shprehim mospajtimin tonë përkitazi me këtë presion mbi palën kosovare, duke i bërë kështu në vazhdimësi favore Serbisë. Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për bisedime me të gjithë fqinjët e saj, por vlerësojmë se bisedat Kosovë-Serbi, rezultatin e të cilave nuk e ka pranuar kjo e fundit, kanë përfunduar në Vjenë, pasojat e të cilave tashmë po i vuajmë ne dhe jo Serbia", ka theksuar Makolli.

Pala kosovare sipas tij nuk duhet të pranojë kurrfarë bisedimesh, qofshin ato edhe për çështje teknike pa u plotësuar paraprakisht disa kushte si njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, mos negocimi Statusit Politik-I pakos Ahtisari dhe mos negocimi për ndarje të Kosovës.

Makolli ka pohuar se "Është befasues ngutia e disa prej zyrtarëve institucionalë, të cilët kanë theksuar se ne jemi të gatshëm për bisedime dhe se ato do të zhvillohen, kjo është shqetësuese, kur dihet se pikërisht këta që nguten sot, janë ata të cilët gjatë negociatave në Vjenë, e kanë sakatosur Kosovën".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)